Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vijuar serinë e tij të fitoreve pasi pasditen e të shtunës ka triumfuar në duelin ndaj Tommy Broadbent, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës
.Florian Marku e ka ndalur rivalin e tij në raundin e katërt me Knock Out, duke e çuar në 4 numrin e fitoreve të tij radhazi Kundërshatri mesa duket nuk qenë në lartësinë e duhur dhe ka zgjatur vetëm për pak kohë.
Marku ka qenë dominues gjatë gjithë kohës pa e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Kujtojmë se kjo është e dyta hërë që ai e provon veten si boksier, pasi më parë është marrë me disiplinën e arteve marciale të përziera.
Në rrjetin social Facebook nuk ka munguar dhe një postim i tij për fitoren. Në të shkruhej ‘Fitova ne raund te 4 me nokaout. Kundeshtari me shum ka vrapuar se sa ka boksuar.
Ne vazhdojmë para me koken lart i falenderoj te gjithë Shqiptarët qe ishin te pranishem te ndeshja.
“Shihemi prap ne shtator.Dua ti falenderoj dhe te gjithë sponsorët.’
Sikurse raportohet nga gazetarët britanikë, Florian Marku është mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë në arenën më të madhe të Londrës.
Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë “Ëelterëeight, me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0.