Ende e tronditur 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 8 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi.

8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe. Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis. Më shum se 600 forca janë vënë në kërkim të autorit.

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:

13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore “Vladislav Ribnikar”. Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.

Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

Artikulli paraprakTEMPERATURA TË LARTA DHE KTHJELLIME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetër“MIRËMËNGJES”, BECI: KJO RRUGË QË TË ÇON NË DRISHT, TË CILËN E KEMI NDËRTUAR VITE MË PARË ME FSHZH