NJË MJEK QË TRAJTONTE PACIENTËT ËSHTË IZOLUAR NË NEW YOURK.Një mjek që trajtonte pacientët me Ebola në Afrikën Perendimore është izoluar në një spital të Nju Jorkut pasi rezultoi i prekur me këtë virus. 

Craig Spencer është personi i katërt me këtë virus në SHBA, pas Thomas Eric Duncan, i cili humbi jetën më 8 tetor në Texas dhe dy infermiere të cilat kujdeseshin për të, rezultuan pozitiv ndaj virusit.33-vjeçari Spencer, i cili punonte për “Mjekët pa Kufinj” u dërgua në spitalin Bellevue një ditë më parë, 6 ditë pas kthimit nga Guinea, duke përhapur panikun e transmetimit të sëmundjes ngjitëse.Ndërkaq, edhe tre personat që kanë pasur kontakt me të, përfshirë të fejuarën, janë izoluar në të njëjtin spital, megjithëse të tre raportohen të jenë në gjendje të shëndetshme deri më tani, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.Shpërthimi i Ebolës, në pak muaj ka marrë jetën e 4900, shumcia në Liberi, Sierra Leone dhe Guine. Ndonëse rasti i 4 me Ebola në SHBA, ky është rasti i parë në një qytet të madh. 

 

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR BASHKËPUNIM ME KINËN
Artikulli tjetërMIRËMBAJTJA E RRUGËVE, JEPEN DIREKTIVAT