Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në qytetin e Stambollit në Turqi.

Nga raportimet e para të mediave thuhet se shpërthimi ka ndodhur në rrugën Istiklal, një zonat tregtare më të frekuentuara në fundjavë në qytetin më të madh të vendit.  Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat vendase flasin paraprakisht për dhjetra persona të lënduar. Shpërthimi mbërrin pa u mbushur ende java e atij të ndodhur në Ankara, ku gjetën vdekjen 37 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Sulmi i Ankarasë u mor përsipër nga grupi TAK, një fraksion ekstremist i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, i cili tha se ishte hakmarrje ndaj operacioneve ushtarake të Turqisë në jug-lindje të vendit, në zonat me shumicë kurde.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK NË MALËSINE E MADHE, ZHVILLOHET TRAJNIMI PËR GUIDËN MALORE
Artikulli tjetërDINOSHA: TOKAT E SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI TË PAPREKSHME