Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi provincën Malatya të Turqisë të hënën, bëri me dije Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6,96 kilometrash (4,32 milje) rreth orës 09:00 të mëngjesit me qendër në rrethin Yeşilyurt të qytetit.

Në deklaratën pas tërmetit, kreu i menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, Yunus Sezer, tha se një person mbeti i vdekur dhe 69 të tjerë u plagosën.

Sipas informacionit paraprak, dhjetëra ndërtesa u shkatërruan në këtë tërmet të fundit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në rajon.

“Pas tërmetit me magnitudë 5.6 që ndodhi në rrethin Yeşilyurt të provincës Malatya, u konstatua se dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan shpejt në rajon dhe filluan të punojnë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët që kanë dalë në rrugë menjëherë pas tërmetit janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg strukturave të prishura dhe të mos hyjnë në objektet e dëmtuara. Gjithashtu u tha se tërmeti përveç Malatyas është ndjerë edhe në provincat përreth, duke përfshirë Kahramanmaraş, Gaziantep, Adiyaman dhe Şanlıurfa.

Ky është një tjetër tërmet i madh që ka goditur Turqinë pas atyre të mëparshmëve që kanë shkaktuar mbi 50 mijë viktima deri më tani.

Artikulli paraprakTË ENJTEN 24 ORË MOCION ME DEBAT NË KUVEND! BALLA: GRUPI PARLAMETAR I PS MEZI PO E PRET, KEMI DISA TË VËRTETA PËR TË THËNË
Artikulli tjetërBERISHA: PROTESTA E 3 MARSIT ËSHTË ANTI-RAMA, ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN