Tre skiatorë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një ortek dëbore goditi alpet italiane në veri të vendit.

Grupi mësohet se po bënte ski në një vend me dëborë të virgjër kur u shkaktua një ortek, në Plan de la Gabba, gjatë mesditës. Dyshohet se më shumë se katër persona të tjerë mund të jenë zënë nën dëborë. Për mediat fqinje, një oficer i grupit të shpëtimin në alpe tha se nuk dihet ende kombësia e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Sipas të përditshmes “La Stampa”, ka shumë gjasë që shumica janë të huaj. Ata besohet se ishin pjesë e një grupi prej 20 personash që po bënin ski në këtë zonë. Dy helikopterë mësohet se ndodhen në vendin e ngjarjes dhe operacioni i kërkim – shpëtimit vijon. Kjo vjen vetëm pak ditë pasi gjashtë alpinistë humbën jetën pasi copat e akullit ranë mbi ta, në dy incidente të ndryshme të ndodhura në pak orë, po në alpe. Shkak u bë rritja e papritur e temperaturave që çoi në shkëputjen e copave të akullit nga faqet malet.

Artikulli paraprakGJENDET NJË BOMBË E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE, EVAKUOHEN DHJETËRA FAMILJE
Artikulli tjetërRIINTEGRIMI I VËSHTIRË I TË RADIKALIZUARVE