Tjetër tragjedi në futboll, 30 persona humbin jetën. Mes tyre lojtarë dhe tifozë

Të paktën 30 persona janë mbytur pasi një anije që mbante futbollistë dhe tifozë është fundosur në liqenin Albert në Ugandë në Afrikë. Bëhet fjalë për ekipin lokal të Buliisa District të cilët ishin duke udhëtuar për të luajtur kundër Hoima District por tragjedia e përfshiu lojtarët së bashku me tifozët vendas. BBC raporton se në bord ishin 45 persona, ndërsa momentalisht ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje, shkruan Syri.net. Sipas mediave lokale deri tani janë shpëtuar 15 persona. Dyshohet se shkak i kësaj tragjedie është anija e mbipopulluar e cila është çekuilibruar në momentin kur pasagjerët u zhvendosën në njërën anë.

Artikulli paraprakENERGJIA, ÇMIMI NUK NDRYSHON. OSHEE: KOMPANITË E MËDHA TA BLEJNË NË TREG
Artikulli tjetërZYRTARE:NEUER PORTIERI MË I MIRË NË BOTË PËR VITIN 2016