Tjetër vetëvrasje, 37-vjeçari i jep fund jetës në Tiranë

Një burrë në Tiranë i ka dhënë fund jetës dje duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 37+vjeçarin A.B., në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. Edhe pse i është dhënë ndihma nga ana e mjekëve, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT. Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. Veprime të tilla vetëflijimi janë të herëpashershme. Pak ditë më parë një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Golem, ndërsa ka lënë edhe një letër ku shpjegonte arsyet e ngjarjes. Ndërsa, në fillim të muajit, opinioni publik u trondit nga vdekja e trefishtë në Korçë, ku një 41-vjeçar i dha fund jetës duke u varur në litar, por më parë vrau edhe dy fëmijët, në të njëjtën mënyrë.

Artikulli paraprakDJALI DHUNON BABAIN DHE E KËRCËNON ME THIKË
Artikulli tjetërPARANDALOHET SULMI TERRORIST, ARRESTOHET BESNIKU I ISIS NË HOLANDË