Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një 40-vjeçar vari dy fëmijët e mitur e më pas veten, një tjetër rast tronditës është regjistruar në kryeqytet.

Një 50-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me shall brenda në bodrumin e banesës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Qelqit” në Tiranë. 50-vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës ku jetonte, nga familjarët e saj Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar atë drejt këtij veprimi të rëndë. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikulli paraprak“VULLNETARË NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT”
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 5.12.2016