Tjetër viktimë nga i ftohti,gruaja e vdekur prej 3 ditësh

Një tjetër qytetar ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta. Viktima është një 67-vjeçare e cila u gjet e pajetë brenda banesës së saj nga forcat e zjarrfikësve. Autoritetet do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për shkak të të ftohtit. E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh. Kjo është viktima e pestë që vdes si pasojë e motit të ftohtë dhe e dyta në qytetin e Durrësit.

Artikulli paraprakDONALD TRUMP KRAHASON AGJENSITË SEKRETE AMERIKANE ME ATO TË GJERMANISË NAZISTE
Artikulli tjetërRIKTHEHET BIENALJA NDËRKOMBËTARE TË AKUARELIT NË TIRANË