Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti.

Viktima është ende e paidentifikuar, njoftojnë autoritetet lokale, të cilat shtojnë se trupi është gjetur në zonën e njohur si Parku i Mallrave. Me këtë rast shkon në 3 numri i viktimave nga moti i acartë, pas rastit të Durrësit ditën e shtunë dhe atij në Lushnje një ditë më parë. Pavarësisht se bashkitë dhe policitë në qarqe u kanë ardhur në ndihmë të pastrehëve në këto ditë të ftohta, duket se këto masa nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen e jetëve.

Artikulli paraprak“BLACK FLAG” OPERACION ANTITERRORIZËM NË ROMË
Artikulli tjetërASTEROIDI GJIGANT KALOI DJE SHUMË AFËR TOKËS, POR RREZIKON TË RIKTHEHET SËRISH