Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës jep dënimin për të akuzuarit si të përfshirë në skandalin e tjetërsimit të një trualli prej 220 ha tokë në Karaburun.

Për Rajmond Mezin, i cili është dhe përfituesi i tokës gjykata dha 18 vjet burg nga 21 vite që kërkoi prokuroria.

Për avokatin e Rajmond Mezit, Enkes Hysendhima gjykata dha pafajësinë ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vjet burg.

Për Lefter Gjergjin, gjykata dha dënimin me 16 vite burg ndërsa prokuroria kishte kërkuar 19 vite

Për Blerina Dhramin gjykata dha 6 vjet burg për akuzën e falsifikimit dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Për arshivisten Donika Besimaj gjyka dha dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, prokuroria kërkoi dënimin me 6 vjet.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Alber Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fucia. Prokurori ishte Alber Kuliçi

Toka me vlere 100 milione euro u sekuestrua ne maj 2016

Artikulli paraprakNJË ISH-GJYQTAR NË KRYE TË SHÇBA-SË
Artikulli tjetërE DHUNONTE BURRI, VDES NGA ZEMRA GRUAJA