Tmerr në Gjermani, shqiptari tenton të vrasë 18-vjeçaren

 

Një person ka sulmuar një 18-vjeçare në qytetin gjerman Aachen. Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes rreth orës 1.40 në rrugën Ottostraße 40 të qytetit gjerman, raportojnë mediat lokale. Vajza mbijetoi, pavarësisht se u plagos rëndë. Agresori u largua nga vendngjarja megjithatë kamerat e vëzhgimit arritën ta identifikojnë dhe bëhet fjalë për një shqiptar, 21 vjeçar. Prokuroria dhe policia e Aachen kërkon ndihmën e dëshmitarëve për ta kapur atë, për shkak se ndaj tij është ngritur procedim penal për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakNDALOHET PËR TEJKALIM SHPEJTËSIE, I OFRON POLICIT 50 EURO, ARRESTOHET I RIU
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI,TRE DEPUTETË E NJË KRYEBASHKIAK NË IKJE