Një i ri japonez, 26-vjeçar është autori i një masakre të tmerrshme në një qendër për njerëz me aftësi të kufizuara në Japoni.

I identifikuar si Satoshi Uematsu, i riu me një thikë ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur 20 të tjerë në një qendër në qytezës e Sagamihara-s, në prefekturën e Kanagawa, disa kilometra në perëndrim të Tokios dhe më pas ai është dorëzuar në polici. Sipas mediave lokale japoneze, ai ka pranuar se e ka kryer gjestin e tmerrshëm me qëllimin ”’për të pastruar botën nga personat me aftësi të kufizuara”. Sipas rindërimeve të para të ngjarjes të vetë i riu ka punuar më parë në këtë qendër rehabilitimi. Policia ka thënë se ka marrë një telefonatë në orën 02.30 me atë lokale nga një punonjës i qendrës, i cili kishte lajmëruar se po ndodhte diçka e tmerrshme. Dy orë më orë më vonë një djalë është prezantuar në policinë e Sagamihara, duke e lënë armën e vrasjeve të shumëfishta në makinë. Vrasje masive janë diçka e rrallë në Japonipaso ky shtet ka një ligj shumë të rreptë në lidhje me armët.

Artikulli paraprakALARM FALS PËR BOMBË NË MILANO, PAKOJA KISHTE LODRA FËMIJËSH
Artikulli tjetërSHITET YAHOO, KOMPANIA VLEN 5 MILIARDË DOLLARË