Tmerri i ishullit të njohur grek, arrestohet shqiptari  per vjedhje bletesh

 

Departamenti i Sigurisë së Poligiros në Halkidiki gjatë një hetimi të gjatë ka bërë të mundur zbulimin e një hajduti kosheresh bletësh. Mediat greke raportojnë se si autor i vjedhjeve është identifikuar një shqiptar i moshës 43 vjeç. Po ashtu, mësohet se shqiptari ishte i përfshirë edhe në disa vjedhje të kafshëve në këtë zonë, ku deri tani atij i janë faktuar 3 vjedhje. Shqiptari mendohet se gjatë periudhës janar 2015 deri në shkurt të vitit 2016 të ketë dijeni për vjedhjen e 12 koshereve me bletë. Policia ka gjetur në zonën pyjore të Halkidikisë një total prej 9 koshere me bletë që i përkisnin pronarëve të ligjshëm. Ndërkohë po vijojnë hetimet për raste të tjera

Artikulli paraprakMORI ME FAJDE 1 MILION DOLLARË, BIZNESMENI RREZIKON 15 VITE BURG
Artikulli tjetërMOSKË, SHPËRTHIM NË STACIONIN E METROSË, DYSHOHET SULM TERRORIST