Togeri i Forcave të Armatosura, Bledar Ndoja renditet i pari, si oficeri më i mirë ndërkombëtar në përfundim të Kursit të Kapitenit të Karrierës në Fort Benning të SHBA, përkrah 142 kolegëve nga e gjithë bota.
“Një super lajm vjen përtej oqeanit!”, e quan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se “bashkë me Bledarin, pjesë e kursit 6 mujor ishte edhe toger Dritan Çela për të cilin vlerësimet ishin gjithashtu maksimale”.
“Investimi në arsimimin e ushtarakëve të rinj në akademitë më të mira në botë garanton një të ardhme më të mirë për Forcat tona të Armatosura. Krenari për Forcat e Armatosura”, shkruan ajo në një postim në Facebook.