
“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, i cili mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video mëngjesin e sotëm ku shfaqen nxënësit të cilët mbjellin fidanë të ndryshëm.
Sipas kreut të qeverisë kjo veprimtari i ndihmon të rinjtë të kujdesen për natyrën duke mbjellë, rritur dhe korrur prodhime të freskëta.
Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor.