Banorët e fshatit Trush të njësisë administrative Bërdcië vazhdojnë që të mos jenë dakord me dhënien në përdorim të afro 260 hektarëve tokë nga ministria e bujqësisë një firme turke.
Banorët zhvilluan një takim me prefektin për t’i thënë se kërkojnë largimin e firmës turke dhe janë të gatshëm ta marrin ata tokën në përdorim për 90 vite siçe kanë turqit. Ish-kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi e quan një gënjeshtër ankandin që ministria e bujqësisë ka bërë për dhënien në përdorim të tokës në fshatin Trush.
Prefekti Paulin Radovani ndryshe nga sa u shprehën banorët tha se tashmë është e pamundur largimi i firmës turke edhe pse pranoi se ministria e bujqësisë ka gabuar që nuk ka njoftuar më parë banorët se toka do jepej në përdorim. Teksa banorët kërkojnë largimin e firmës turke, kjo e fundit në tokën e dhënë në përdorim nga shteti shqiptar ka nisur gradualisht punën.