Shteti shqiptar, konkretisht ministria e bujqësisë nuk mund ta japë më shumë se për 10 ditë me qera tokën në fshatin Trush për firmën turke, gjë për të cilën banorët e asaj zone nuk janë dakord.
Avokati Apollon Haxhi shpjegon procedurën ligjore se si funksionon në këto raste. Avokati Haxhi i pyetur nëse duheshin lajmëruar banorët sipas tij edhe pse ligji nuk e përcakton mund të ishte bërë një konsultim paraprak. Për të qenë pronar i një toke në çdo rast duhen ndjekur disa procedura ligjore.
Kontrata është e vështirë të prishet nga shteti shqiptar me firmën turke por avokati Haxhi shprehet se banorët kanë një mundësi për të kërkuar nëse janë zbatuar kriteret plotësisht. Janë rreth 260 hektar tokë që firma turke e ka marrë me qera në fshatin Trush të njësisë Bërdicë por banorët e zonës nuk janë dakord dhe ndjehen të tradhtuar nga shteti shqiptar.