Drejtori i Bujqesisë në Shkodër, Mustaf Kraja ka sqaruar banoret dhe opinionin publik ne lidhje me dhenien me qera te tokes ne trush te njesise administrative te Berdices.
Ne nje interviste dhëne per mediat, drejtori Kraja, eshte shprehur se kjo kontrate me firmën turke eshte kryer ne bazë të gjithe rregullave dhe legjislacionit në fuqi, pasi ajo toke të cilën banorët pretendojnë se është e tyre, është pronë shtetërore.
Nga ana tjetër, Kraja, është shprehur se banorët kanë pasur të gjithë kohën e nevojshme prej 25 vitesh qe të interesohen për ketë tokë, ndërkohe që investimi që do të kryhet do të jetë edhe në shërbim të komunitetit. 264 ha, tokë bujqësore, janë dhëne me qera me qellim shfrytëzimi, një firme turke e cila do të kultivoje kulturën e orizit. Sipas të dhenave prane Drejtorise se Bujqesise ne Shkodër behet me dije se behet fjalë për një investim serioz, dhe do të sjellë jo vetëm zhvillim të kësaj kulture, por është edhe një mundësi punësimi për komunitetin e zonës.