Mungon më pak se një vit nga Olimpiada e Tokios dhe organizatorët po përfitojnë nga nxehtësia rekord e këtyre ditëve për të testuar masat kunder te nxehtit që do te jene efektive gjatë eventit.
Në kryeqytetin japonez, në muajt korrik dhe gusht, temperaturat i kane tejkaluar 35 gradët kurse lagështia e lartë e bën situatën edhe më të rëndë.
Gjatë një ndeshje beach volley në parkun e Shiokaze, u vunë në përdorim sperkates me uje kurse spektatorëve në radhë iu dhanë peshqirë të lagur gjatë pritjes per fillimin e ndeshjes.
“Njerëzve do tju duhet të rreshtohen për të ndjekur eventet sportive dhe pikërisht në momentin kur goditja e nxehtësisë ka shumë gjasa te jete e larte- shpjegon Hidemasa Nakamura e Tokios 2020.
Ne bejme simulime te shpeshta te situatave potencialisht te ngjashme, në mënyrë që të ahohim sa efektive janë mjetet tona “.
Por kundërmasat nuk do jo ndikojnë vetem per publikun.
Atletët gjithashtu do të duhet të ruhen nga i nxehti gjatë performances se tyre fizike.
Si një masë paraprake, garat në natyrë si psh maratona, do të mbahen vetëm në orët e hershme të mëngjesit për të shmangur kulmet e temperaturës.