Qyteti i Tokios në Japoni ka përjetuar borën e parë në muajin nëntor pas 54 vjetësh.
Banorët e kryeqytetit japonez janë kapur në befasi, pasi temperaturat në ketë periudhë variojnë nga 10oC-17 oC. Sipas sinoptikanëve bora erdhi nga një front i pazakonte të ftohti në qytet. Ky moti i papritur në Tokio ka shkaktëruar edhe vonesa në transportin publik. Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi gjithashtu për rrugë të bllokuara, me akull, ndërsa tha se telet elektrike dhe pemët janë të mbuluar me dëborë.