Pas eleminimit të saj nga “Përputhen”, u përfol se Tola, ishte nënë e një vajze, të cilën ajo nuk e përmendi asnjëherë në program. Madje ishte vetë Tola, që e konfirmoi, në një ask në Instagram, që e konfirmoi. Por si qëndron e vërteta? Ish-konkurrentja ka qenë sot e ftuar në “Shqipëria Live”, ku u pyet edhe për këtë çështje dhe sqaroi gjithçka.

“E vërteta është që ajo është mbesa ime, jo vajza ime, dhe jam tezja më e lumtur në botë”, tha tregoi ajo.

“Njerëzit nuk më pyesin si e ke mbesën, por si e ke vajzën, dhe unë i bie shkurt”, tha ish-konkurrentja, që tregoi se ka marrë shumë mesazhe, madje dhe mallkimi, lidhur me këtë situatë.

Tola ishte e para vajzë e eleminuar nga djemtë në “Për’puthen”, ku zakonisht janë vajzat ato që eleminojnë djemtë. Shumë prej tyre thanë se nuk kishin patur asnjë afrimitet me të, dhe nuk e shihnin si më shumë se shoqe. Më e afërt ajo ishte me Albin, për të cilin tha se e pret jashtë, pse jo për të vazhduar njohjen.

Artikulli paraprakBASHA REAGON PAS DEKLARATAVE TË BERISHËS: I KEQARDHUR SA POSHTË KA RËNË…
Artikulli tjetër“MOS MË VRIT, NUK DUA TË BËHEM ENGJËLL”/ QYTETARËT NDEZIN QIRINJ PARA KRYEMINISTRISË PËR 8-VJEÇARIN MATEO