Tole Berisha, artizania 96- vjeçare nga Kastrati I Malësi së Madhe, është shpallur qytetare nderi nga bashkia Malësi e Madhe. Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak. Kryebashkiaku Tonin Marinaj vlerësoi Tole Berishën për kontributin e dhënë në përçimin e etnokulturës ndër breza në këë zonë.

Tole Berisha u lind në vitin 1927 dhe në që moshë të re iu përkushtua punimit të xhubletës për shumë vite. Ajo ka dhënë një kontribut të shquar edhe në procesin e shpalljes së xhubletës pjesë të UNESCO.

 

 

Artikulli paraprakKASTRIOT KOLA, 50 VITE JETË MES POLICISË DHE MUZIKËS
Artikulli tjetërSHKODËR, SHISNIN LËNDË NARKOTIKE, ARRESTOHEN 2 SHTETAS