“Top Gun”, “Cocktail”, “Rain Man”, “Ngjyra e parave”, “Intervistë me vampirin”, “Eyes Wide Shut”, “I lindur në 4 korrik”, saga e “Mission Impossible”.
Janë të shumtë filmat e interpretuar nga Tom Cruise, i cili sot më 3 korrik ka shuar 55 qirinj. Gjithnjë me fytyrën e një djaloshi të përkryer, aktori ka xhiruar 42 filma, duke arritur të fitojë 3 “Golden Globe”.
Vitet kalojnë, por Tom Cruise është gjithnjë shumë i impenjuar: prej pak kohësh është në shesh-xhirimin e filmit të famshëm tashmë, “Mission Impossible 6” të Christopher McQuarrie dhe më 14 shtator, do të jetë në kinema me “Barry Seal – Një histori amerikane”.
Dhe për kënaqësinë e fansave të tij, do të jetë edhe protagonisti i “Top Gun Maverick”, i njoftuar për t’u shfaqur në kinematë amerikane në 12 korrik 2019.