Qindra banorë të njësisë Velipojë pritën në një takim elektoral kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidatët e PSD për këshillin bashkiak të Shkodrës. Banorët e Velipojës i uruan mirëseardhjen Doshit.

Në fjalën e tij kreu i PSD Doshi i bëri thirrje banorëve të Velipojës dhe të gjithë banorëve të bashkisë Shkodër që në zgjedhjet vendore të 14 majit të votojnë për kandidatin e PS Benet Beci.

Në këto 30 vite, tha Doshi Shkodra ka mbetur peng i politikës dhe kjo duhet që të ndryshojë.

Dy kandidatët për këshillin bashkiak të Shkodrës të PSD Gjovalin Ndoj dhe Vjoleta Përndrecaj që përfaqësojnë banorët e Velipojës u shprehën se fitorja në zgjedhjet e 14 majit është e sigurtë.

Banorët e Velipojës deklaruan se mbështetja e tyre në zgjedhjet e 14 majit do jetë për kandidatin socialist Benet Beci si dhe do të votojnë PSD-në për këshillin bashkiak.

Në fund banorët falenderuan kreun e PSD Tom Doshi për këtë takim me banorët e Velipojës.

Artikulli paraprakSPAHIA NË IFTARIN PËR MUAJIN E RAMAZANIT: LE TË NA UDHËHEQIN NË PËRDITSHMËRI VEPRAT E MIRA
Artikulli tjetërRAMA HOQI APENDICITIN/ MJEKËT TREGOJNË GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE: JA KUR MUND T’I KTHEHET FUSHATËS