Qindra banorë të njësisë Velipojë pritën në një takim elektoral kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidatët e PSD për këshillin bashkiak të Shkodrës. Banorët e Velipojës i uruan mirëseardhjen Doshit. Në fjalën e tij kreu i PSD Doshi i bëri thirrje banorëve të Velipojës që në zgjedhjet vendore të 14 majit të votojnë për kandidatin e PS Benet Beci.
Dy kandidatët për këshillin bashkiak të Shkodrës të PSD Gjovalin Ndoj dhe Vjoleta Përndrecaj u shprehën se fitorja në zgjedhjet e 14 majit është e sigurtë.
Banorët e Velipojës deklaruan se mbështetja e tyre në zgjedhjet e 14 majit do jetë për kandidatin socialist Benet Beci si dhe do të votojnë PSD-në për këshillin bashkiak. Në fund të pranishmit falenderuan kreun e PSD Tom Doshi për këtë takim me banorët e Velipojës.