DEPUTETI I SHKODRËS: PABESI NGA RAMA, U PËRJASHTOVA PËR ILIR METËN. Për herë të parë që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i partisë socialiste deputeti i Shkodrës Tom Doshi rikthehet për të bërë fushatë elektorale. Nga Bushati, në mbështetje të kandidatit të PS për bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi deputeti Doshi e quajti pabesi komplotin për vrasjen e tij.
Ilir Meta tha deputeti Doshi mendon se e blen Shkodrën për LSI-në por kësaj radhe është i humbur. Deputeti Doshi u shpreh se vota për Zef Hilën është votë për LSI-në. Nga ana e tij kandidati Lleshi tha se baza e socialistëve kërkon që ta ketë përkrah deputetin Doshi. Ardhja e deputetit Tom Doshi në këtë takim në Bushat është një sinjal i qartë për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta se në këtë fushatë elektorale nuk do të qëndrojë në heshtje siç shumë kush mund të ketë menduar.