Ardhja e stines se reshjeve dhe me pas debores ka vene ne levizje ndermarrjen e rrugeve rurale e cila ka nisur nje sere inspektimesh ne te gjitha zonat e thella malore nisur edhe nga situatat e prapritura qe jane paraqitur sezonet e kaluara.
Drejtori i Rrugeve Rurale Dede Tonaj , njofton se kane nisur riparimet në segmente që mund te quhen pika rreziku duke nisur nga zona te ndryshme te Dukagjinit dhe per te vijuar ne Vermosh te Malesise se Madhe.
TONAJ: ÇËSHTJA E FONDEVE MBETET E PAZGJIDHUR
Drejtori Tonaj, nderkaq percjell edhe nje here shqetësimin e mungesës së fondeve pasi mirembajtja e ketyre segmenteve kerkon vemendje konstante.
Nen kujdesin e Ndermarrjes se Rrugeve Rurale te qarkut Shkoder aktualisht jane rreth 404 km te cilat kerkojne nje vemendje specifike me ardhjen e stines se ftohte te dimrit.Sic dihet në të gjithë qarkun e Shkodrës rrugët rurale kane veshtiresi me te madhe per vete pozicionin e tyre ku ndodhen , duke pasur nevoja konstante per riparim asfalti,ndertime barrierash , apo pajisje me sinjalistike rrugore.