Gjatë mbledhjes për regjsitrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa i ka thënë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi se nëse legjitimohen dy kërkues në proces po bëhen me qëllim për ë penguar regjistrimin e PD-së. Celibashi ka deklaruar se kërkesa e Sefës për të marrë një vendim të veçantë për çdo kërkues për regjistrimin si diçka “pa sens ligjor” dhe se kërkesa sipas tij do shqyrtohet bashkë.
Pjesë nga biseda:
Sefa: Kam bërë kërkesë në 6 mars në KQZ, çdo individ tjetër që bën kërkesë tjetër të shqyrtohet veçantas dhe aty të shihet legjitimiteti. Me ketë logjikë vij unë në emër të PS dhe mbaj në kolegj zgjedhor PS-në gjithë jetën sepse nuk më legjitimoni. Më tregoni numrin e kërkesës dhe datën e saj që po shqyrtohet në këtë moment.
Celibashi: Tani do e marrësh vesh dhe ti kush është Partia Demokratike.
Sefa: Po i jepni të drejtë palës të çojë çështjen në Kolegj zgjedhor. Për çdo kërkues duhet vendim i veçantë, merrni vendim nga kërkesa e depozituar nga unë. Çdo kërkesë tjetër të dalë me vendim të veçantë.
Celibashi: E kuptoj se çfarë po thoni, por ajo që kërkoni është komplet pa sens ligjor. Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së dhe ju thoni që kërkesën e PD-së të paraqitur nga një i tretë tjetër shqyrtojeni veçmas. Unë do e shqyrtoj kërkesën, do e shqyrtojmë bashkë.
Sefa: Nuk e shqyrton dot bashkë. Marrim rastin politik, regjistrohet pala
Celibashi: Ti bën kërkesën për PD, zotëria e bën për PD, do e shqyrtoj veçmas, për ju e pranoj, për tjetrin nuk do e regjistroj se nuk ka dokumentacion?
Sefa: Nëse legjitimoni dy kërkues në një vendim e bëni me qëllim për të penguar regjistrimin e PD-së. Unë dua përgjigje për kërkesën e depozituar në emrin tim.