Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë. Ndër të tjera, është votuar edhe për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese, pas zgjedhjeve në IAL- të në vend.

Me konsensus të plotë, prof. dr. Tonin Gjuraj, është rizgjedhur si nënkryetar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë, detyrë që e ka patur edhe deri tani.

I veçantë është rikonfirmimi i rektorit Gjuraj, nisur nga fakti se më herët në Konferencën e Rektorëve ishte përfaqësues i një IAL- je private, ndërsa tani është në këtë pozicion si drejtues i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, një IAL publike.

Artikulli paraprakDOSJA “PARTIZANI”/ GJYKATA E LARTË REFUZON REKURSIN E JAMARBËR MALLTEZIT
Artikulli tjetërMARRËVESHJA ME ITALINË PËR PENSIONET, MIRATOHET ALOKIMI I FONDEVE