Dekriminalizimi vetëm nga presioni ndërkombëtar, kur nisi ishim vetëm 2-3 zëra që flisnin

Jozefina Topalli nuk është shfaqur në krahën e të lumturuarve pas vendimit të sotëm të KQZ-së për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit. Jo se ajo nuk e mbështet këtë vendim. Përkundrazi, Topalli e cilësoi këtë vendim të vonuar e që sipas saj “vjen nga presioni nderkombetar dhe jo nga vullneti politik qeveritar”. Por jo vetëm, ish kryetarja e Kuvendit e cila është edhe një nga pioneret e para të denoncimit të personave me precedent penal në sallën e Kuvendit siç ishte rasti i Mark Frrokut (shikoni videon më poshtë) kujton se: “Kur filloi beteja për atë që më vonë u quajt dekriminalizim, kishte vetëm 2-3 zëra që përmendnin emra në Kuvend. Të tjerët në atë kohë në rastin më të mirë heshtnin”. Madje asokohe, ish deputeti Frroku, pas këtij fjalimi i dërgoi edhe një mesazh kërcënues Topallit. Ndërsa kjo fjali e fundit e ish kryetare së Kuvendit duket se është një shigjetim i drejtëpërdrejtë edhe për vetë krerët aktual të PD-së, dhe një shenjë e qartë pakënaqësie me votën kundër që 3 anëtarët e opozitës në KQZ dhanë për rastin e mandatit të deputetit, Dashamir Tahiri. Postimi i plotë i Jozefina Topallit… 1)Vendimi i sotem per dekriminalizimin shume i vonuar ,vjen nga presioni nderkombetar dhe jo nga vullneti politik qeveritar. 2. Ky vendim eshte mesazh serioz per kreret e forcave politike qe vendosin listat e deputeteve . 3. Ne Kuvend dhe ne administrate ka shume te tjere me nje te kaluar shume me te dyshimte. 4. Kur filloi beteja per ate qe me vone u quajt dekriminalizim, kishte vetem 2-3 zera qe permendnin emra ne Kuvend.Te tjeret ne ate kohe ne rastin me te mire heshtnin.

Artikulli paraprakNJË ISH-OFICER POLICOR AKUZOHET PËR KRIME LUFTE KUNDËR SERBËVE
Artikulli tjetër‘JO FISHEKZJARRE POR BOMBA!’ ISIS THIRRJE XHIHADISTËVE TË SULMOJNË EUROPËN GJATË VITIT TË RI