Topalli dhe Selmi kunder Bashes, te futemi ne zgjedhje Deputetja tjetër Jozefina Topalli, duke folur për disa media, thotë se prej 3 javësh ka kërkuar mbledhjen e grupit të PD-së për të diskutuar për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare. Jozefina Topalli nuk mori pjesë në bllokimin e rrugëve nga PD disa ditë më parë. Edhe deputeti tjetër i PD, Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se bojkoti i zgjedhjeve do të dëmtojë Partinë Demokratike dhe vendin. “Kam vënë re që z.Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe me një gjuhë të papërshtatshme e përdori për të anashkaluar institucionet dhe me keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm siç është reforma në drejtësi që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë. Dhe më tej akoma në një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike”, thotë ndër të tjera Eduard Selami. s

Artikulli paraprakPROTESTAT NË BOTË PËR DITËN E PUNTORËVE
Artikulli tjetërPËRMBYSET ZETORI NË DEVOLL,HUMBET JETËN 24-VJEÇARI