Topalli: Emrat e Vettingut produkt i paktit Rama-Basha

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se kanë marrë në dorë procesin e Vettingut. Sipas saj, emrat që kanë shkuar në Kuvend për votim, janë produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës. “Këta 27 emra, ato që s’janë tuajit, janë të paktit tënd me z.Basha. Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshjes tuaj, është një kambanë alarmi. Unë kam këtë kurajë ra them për një arsye të thjeshtë. Janë shumë pak kur në 2007 filluan një mocion mosbesimi ndaj meje, sepse nuk pranova që të votohej një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes, për korrupsion dhe trafik droge. Ishte shumë vite më parë kur të gjithë heshtnin. Sot ju po bën fortifikimin e korrupsionit në drejtësi. S’më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët kanë mbyllur proceset duke paguar para”, u shpreh Topalli.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU, ME GRATË DHE VAJZAT SHKODRANE
Artikulli tjetërKOMISIONI AD HOC, ZGJEDH 12 KOMISIONERËT E PAVARUR TË KUALIFIKIMIT