Kuvend – Topalli-Ramës: Kryeministri i kanabisit, eksodit, e shkatërrimit të politikës.Deputetja demokrate Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Rama se ka shkatërruar politikën.
Duke folur në Kuvend, Topalli ia njohu dhe këtë “meritë” Kryeministrit krahas kanabizimit të vendit dhe eksodit të shqiptarëve drej vendeve të BE. Jozefina Topalli: Gjatë këtyre viteve në opozitë unë kam ngulur këmbë për dy gjëra, duke akuzuar Kryeministrin e vendit. I kam thënë vazhdimisht që nëse do të mbahesh mend për diçka dy janë gjërat: E para është periudha e qeverisjes sate gjatë të cilës shqiptarët kanë ikur sepse nuk ndihen me shpresë dhe e dyta gjatë periudhës sate ky vend është mbuluar nga hashashi.Ndoshta duhet ribërë një rivlerësim, gjëja më e rëndë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nga ky Kryeministër është shkatërrimi i politikës. Jetojmë në një sitem politik të thyer që nuk përfaqëson, nuk ka kauzë dhe në një periudhë dhe vend ku gënjeshtra është rregulli dhe e vërteta duket sëmundje. Kur Kryeministrit hipokrizia i duket sinqeritet dhe krimi i duket i respektueshëm të vjen nganjëherë të mbyllësh gojën, të ikësh fare nga salla sepse fjala nuk ka peshë.Asgjë nuk ka kuptim sepse ka shkatërruar politikën. Unë e di që ka një ndjenjë neverie ndaj poltiikës, problemi është se politika është diçka shumë serioze. Shumë persona në këtë parlament të rankuar lart në toppolitikën janë ngujuar në burgun e tyre. Sipas Topallit situata është e atillë sa të gjithë sëbashku po rrëshqasin. Topalli: Nëse kemi krim, bazën e ka tek korrupsioni i politikës dhe vendimarrjes. Mafia po merr vendimet, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës.Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se të gjithë sëbashku po rrëshqasim. Një përgjigje i rezervoi Ramës edhe për investimet në qarkun e Shkodrës. Topalli: Investimet në qarkun e Shkodrës në periudhën 2005-2013 kanë arritur në vlerën 670 milion dollarë, ky flet për 20 milion dollarë. Janë ndërtuar 930 km rrugë me vlerë 200 milion dollarë, nga të cilat 232 km rrugë kombëtare, 208 km rrugë rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 490 km rrugë lokale në komuna e bashki. Gjatë këtyre 3 viteve nuk di jo 3 km rrugë, zero, në çdo gjë zero. Sot mu në qendër trë qytetit të Shkodrës do shihni dyqanet e mbyllura, jepet me qera. Nëse një qytet i është rënë në qafë historikisht ai e ka emrin Shkodër.