Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se nuk e ka mbështetur Bashën që ditën kur zbriti nga avioni.

Deklarata u bë në konferencën e sotme para gazetarëve.

Pyetje: Nëse do ishin në listat fituese të PD, pavarësisht vendimarrjes, do të ishit sot këtu?

Arben Imami: Absolutisht po, ligji nuk mund të shkelet edhe kur humbet, edhe kur përfitohet. Ligji nuk është çështje pragmatizmi politik.

Jozefina Topalli: Kam qenë, që ditën e parë që ka zbritur nga avioni Lulzim Basha, dhe të gjithë e dinë që unë nuk e kam mbështetur asnjëherë. Pse? Ju kujtoni se unë nuk kuptoja? Kam pasur rezerva të mëdha, ja kam thënë privatisht, publikisht, në mikrofonat tuaj, unë kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Jam sot shumë krenare me koherencën time gjatë këtyre viteve por e prokupuar, thellësisht e shqetësuar duke parë ku po e çon forcën me të madhe që ka bërë jo vetëm ndryshimin e sistemeve, futi vendin në NATO, hoqi vizat, ja ndryshoi pamjet infrastrukturës

. Me këtë rast do falenderoj fort Sali Berishën për mundësinë që na ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për të bashkëpunuar me të dhe për të punuar për këtë vend. Ka nevojë për pak dhembshuri, ka nevojë me e dasht pak. Nuk ecet gjithmonë duke menduar si do jem unë në pushtet, do jem unë në pushtet dhe do punoj për familjen time, interesat e klientëve, bizneseve që më japin mundësi për të çuar përpara qënien time. Axhenda personale është një mjerim i madh për të cilindo që e ka. Nuk do jem në parlament, por jam e vendosur, nuk dua asgjë, por jam e vendosur të vazhdoj luftën kundër korrupsionit që për mua është fatkeqësia më e madhe e mjerimit dhe largimit të shqiptarë. Kundër Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. 

Artikulli paraprakLISTAT, IMAMI DHE TOPALLI KËRKOJNË SHKARKIMIN E LULZIM BASHËS
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN TRAJNERI MARK KROQI