Jozefina Topalli sipas statutit të Partisë Demokratike, është automatikisht anëtare e Këshillit Kombëtar i cili zhvilloi sot mbledhjen konstituese. Por ajo nuk mori pjesë.
E pyetur per mungesen Topalli u përgjigj se nuk ishte lajmëruar për mbledhjen, por shton se atë nuk e lidh asgjë me kryedemokratin Lulzim Basha i cili sipas saj ka shkatërruar PD-në.
Nuk jam lajmëruar. Por edhe po të lajmërohesha, mua nuk më lidh asgjë me Lulzim Bashën, që e shkatërroi PD-në. Po të ishin mbledhur bashkë të gjithë armiqtë e PD-së të 3 dekadave nuk mund t’ i bënin kësaj force politike më keq seç i ka bërë Lulzim Basha për 4 vite.
Megjithatë ajo e cilëson Këshillin Kombëtar të PD të dalë nga votimi i Kuvendit Kombëtar tre ditë më parë si të paligjshëm, duke iu referuar procesverbalit të votimit ku rezultonin më shumë vota se delegatë .
“Pastaj Këshilli Kombëtar është i paligjshëm. Dëshmia me ironike e paligjshmërisë së saj është procesverbali i rezultatit, ku votat dalin më shumë se votuesit. Njerëzit e Ramës blejnë vota, kurse Luli nuk vjedh. Ai s’ka nevojë. Ka listën gati që më përpara. Ai nuk numeron votat”, thotë Topalli.