Deputetët demokratë të përjashtuar nga lista “Basha”, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Keltis Kruja, Ridvan Bode janë duke zhvilluar një takim me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Takimi mes tyre është duke u zhvilluar në një restorant në Tiranë. Nuk dihet ende vendimet që do të merren nga ky takim. Më herët deputetët Topalli dhe Imami kërkuar dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike duke e cilësuar si një lider të dështuar.