Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli zbardh planin e Lulzim Bashës për thyerjen e bojkotit të Kuvendit pas gjashtë muajsh duke marrë pjesë nesër në seancë dhe atë që do ndodhë më pas.

Përmes në postimi në rrjetet sociale, ish-numri dy i PD akuzon Bashën se po rikthehet në Kuvend vetëm për të shpëtuar mandatin e tij, pasi sipas saj, bojkoti i opozitës do rinisë sërish pikërisht nga dita e nesërme sapo të votohet prezenca në fillim të seancës.

Topalli shton gjithashtu se rikthimi i i opozitës në rrugën institucionale bëhet në një kohë kur studentët bojkotojnë dhe protestojnë, ndërsa e konsideron absurde këtë lëvizje të Bashës. Ajo ngre edhe pyetjen se pse bojkotoi për 6 muaj me radhë Kuvendin Lulzim Basha?

Postimi i Topallit:
Kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:
“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Pra po të mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet. Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames. Sapo te votoje prezencen, dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh… Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve. Luli hap dialogun ne parlament ( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli. A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

Artikulli paraprakANTIKORRUPSIONI, GJONAJ: PROCEDOHEN PENALISHT 80 PERSONA
Artikulli tjetërCENUAN SIGURINË, SHPALLEN NON GRATA DY DIPLOMATË IRANIANË NË TIRANË