Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.
Statusi zyrtar pritet të merret në orët e ardhshme, por tani duket se nuk ka më dyshime për zgjedhjen e kryeqytetit Piemontez.
Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja, Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.
Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam, shkruan L’occio.
Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.