Torino humbi pak ditë më parë shërbimet e Bremer. Klubi Granata ka nisur kërkimet për një mbrojtës dhe klubi duket se i ka idetë e qarta.
Torinezët synojnë të afrojnë në skuadër Marash Kumbullën, teksa propozojnë një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi, sipas medieve italiane, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka deklaruar se futbollisti shqiptar nuk është në shitje.
Kumbulla shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin që vjen. 22 vjeçari është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe për një largim të mundshëm, por si duket, një gjë e tillë s’do ndodhë.