11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shenuar numri më i madh i viktimave. Auoritetet thonë se tornado kanë përfshirë shtëpitë levizëse në jug të vendit. Moti i rënduar ka shkaktuar vdekjen e 11 personave në Georgia të SHBA, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Agjencia e menaxhimit të emergjencave deklaroi se viktimat ishin nga zonat e jugut të kontesë Cook, Brooks dhe Berrien. 7 prej tyre jetonin në rrulot gjatë kohës kur tornado goditi zonën e Cook.

Autoritetet njoftuan se një pjesë e madhe e rrulotave janë shkatërruar në afërsi të qytetit të Abelit, ndërkohë që skuadrat e emergjencës janë ende në kërkim të të mbijetuarve të tjerë. Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tormado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës. Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës. Në jug të Missisipit, 4 persona humbën jetën, pasi një tornado me një shpejtësi prej 218 km/h goditi këtë krahinë. Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert. Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.

Artikulli paraprakPERFSHIHET NGA FLAKET NJE AUTOMJET NE LAGJEN”MARK LULA”.NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërCIA ZBULON PLANIN E RUSISË PËR KRIJIMIN E NJË SHTETI SHQIPTARO-MAQEDON