Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishëm që shkatërruan qytete në Kentaki ka të ngjarë të kalojë 100, pasi shpresa për të gjetur të mbijetuar zbehet.

Guvernatori Andy Beshear tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese në historinë e shtetit, me të paktën 80 vdekje të konfirmuara.

“Asgjë që qëndronte në vijën e drejtpërdrejtë të tornados nuk është në këmbë,” tha ai.

Katërmbëdhjetë vdekje janë raportuar në katër shtete të tjera.

Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësi së madhe federale në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË -7°C/ KOHË E KTHJELLËT, POR ME NGRICA NË ZONAT MALORE! MOTI PËR SOT
Artikulli tjetër49-VJEÇARI MERR PENG TË ËMËN DHE KËRCËNON SE DO E VRASË! NDËRHYN POLICIA, EFEKTIVI PLAGOSET