Një gjykatë sudaneze ka dënuar me vdekje 29 oficerë të inteligjencës për torturimin dhe vrasjen e një mësuesi.
Ahmad al-Khair vdiq në paraburgim në shkurt pas arrestimit të tij për pjesëmarrje në protesta kundër qeverisë së atëhershme të Presidentit Omar al-Bashir.
Këto janë dënimet e para të dhëna për sulmet ndaj aktivistëve pro-demokracisë në muajt pasi Bashiri u rrëzua nga pushteti në prill.
Pas dënimit, gjykatësi pyeti vëllain e al-Khair, Sa’d, nëse ai donte që të 29 burrat të faleshin. Por ai tha që se donte që ata të ekzekutoheshin në vend.
Ndërsa një avokat tha se do apelonte vendimin e gjykatës.
Gjykata zbuloi se mësuesi 36-vjeçar ishte rrahur dhe torturuar për vdekje nga oficerët në një qendër paraburgimi në shtetin lindor të Kassala.
Nën regjimin e ish-presidentit Bashir, Sudani zbatoi dënimin me vdekje dhe dy persona u ekzekutuan në vitin 2018.
Çështja e Ahmad Al-Khair tërhoqi vëmendje të gjerë në Sudan dhe vrasja e tij nxiti protesta kundër 75-vjeçarit Bashir.Një turmë e madhe njerëzish u mblodh jashtë gjykatës në Omdurman për të dëgjuar vendimin e gjykatës.
Të paktën 170 njerëz u vranë gjatë përplasjeve gjatë muajve kundër lëvizjes protestuese.
Bashir u rrëzua nga ushtria, 30 vjet pasi mori pushtetin në një grusht shteti.
Në fillim të këtij muaji, ai u dënua me dy vite burg për korrupsion.
Gjykata vendosi që ai të vuante dënimin në një institucion rehabilitues, pasi ai ishte shumë i moshuar për të qenë në burg.
Rasti i korrupsionit ishte i lidhur me një pagesë të parave prej 25 milion dollarë që ai mori nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.