Një këmbësor ka humbur jetën rreth orës 13:00 të ditës së sotme (23 dhjetor) në afërsi të tregut agro-ushqimor në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se një automjet tip Toyota me drejtues shtetasin me iniciale G.Xh, ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar ende. Si pasojë e plagëve të marra, burri ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.