Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Për këtë hetim ai do të merret në pyetje nga katër prokurorë belgë të cilët kanë mbërritur në Prokurori para liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigje për tre pyetje. Pyetja e parë është: Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe kush ia dha zotit Basha këtë informacion? Por a do të shkojë Basha nesër në prokurori?

Ende nuk dihet nëse lideri demokrat do të shkojë në prokurori, por selia blu deklaroi dy ditë më parë se Basha ka shprehur ‘gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro’, duke lënë të nënkuptuar se do të paraqitet.

Po sipas PD-së, kryetari i opozitës është shprehur i ‘gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit’ thuhej në reagimin e selisë blu.

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Artikulli paraprakTENSIONET TE TEATRI/ SHKRIMTARI RUDI EREBARA: JEMI BASHKUAR ME OPOZITËN
Artikulli tjetërRAMA IRONIZON OPOZITËN ME NJË SHPREHJE TË PAULO COELHOS: DISA JETOJNË NË LUFTË ME VETEN, SHPIKIN VEPRA TEATRALE