Tradita në familjen Qeta me bletët në Shkodër daton më shumë se një shekull më parë, saktësisht 120 vite.
Edhe pse ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, ata vazhdojnë t’a ndjekin këtë rrugë të nisur nga të parët e tyre. Ne pamë nga afër të gjithë procesin e vjeljes së koshereve të këtij mjalti bio, një mjalt tradite shumëvjeçare.
Megjithatë, sipas pronarit Edmond Qeta, ky vit nuk ka qenë shumë i suksesshëm për shkak të thatësirës dhe trasportit nëpër vende shtegtuese që janë të detyruar t’i lëvizin.
Sipas pedagogut pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Zef Gjeta, shteti nuk i mbështet bletarët, gjithashtu edhe për këta të fundit kërkot një trajtim i posaçëm, në mënyrë që të funksionojnë sikur duhet.
Bletët e Edmond Qetës prodhojnë mjalt të veçantë bio, pasi përgjatë një viti ato shtegtojnë në shumë vende të ndryshme alpine nëpër shqipëri. Si e tillë ata marrin nektarinë më të mirë të të luleve më të mira në veriun e Shqipërisë.