Prodhimi i mendafshit ne menyren tradicionale duke trajtuar krimbin e mendafshit do te vijojë në Dajç të Lezhës. Lejla Shehu Bejleri, e vetmja që ka trasheguar dhe vijuar prej më shumë se 50 vitesh ciklin e rritjes në kushte shtepie të krimbit të mendafshit, duke mos e lenë këtë specia të humbiste, e ka transferuar të gjithe dijen dhe eksperiencen e saj tek Franceska Pjetraj, një artizane e re nga Dajçi. Treshegimi i traditës u bë përmes një ceremonie të veçante të mbajtur në Lezhë, ku prezantuan vlerat e kësaj fijeje të rendesishme për prodhimet e veshjeve kryesisht në Zadrime.
Rritja e krimbit të mendafshit do të jetë një sfidë për vazhdimsine, por Françeska Pjetraj, artizania që tashme e trashegoi këtë teknike, thote së mbetet e rendesishme mbareshtimi i tij në vitet në vijim por qe do te kene nevoje për mbeshtetje.
Për këtë kontribut të dhenë nga zonja Lejla Shehu Bejleri, në ruajtjen e vlerave të trasheguara dhe kontributin për të quar më tej prodhimin e mendafshit përmes krimbit të mëndafshit, një tradite qe ka ekzistuar në zonen e Zadrimes, Bashkia e Lezhes i ka akorduar zonjes Bejleri çertifikaten e mirenjohjes që e cila ju dorezua nga nenkryetarja e bashkisë Eueda Molla.