13 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia italiane në kuadër të operacionit “coast to coast”, (nga bregu në breg) me akuzën e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Personat e arrestuar janë banues në komunat e Mnfredonia, Barleta, San Severo, Cerignola e Monte Sant’Angelo. Policia italiane informon se ky operacion është koordinuar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Barit në bashkëpunim me atë të Foggias. Gjatë paradites pritet të zhvillohet një konferencë shtypi. E cili do të zbardh detajet e këtij operacioni. 

Artikulli paraprakHARADINAJ, SOT DEL PARA GJYKATËS NË FRANCË
Artikulli tjetërMURIQAN, TENTOI TË KORRUPTOJE POLICIN ARRESTOHET