Trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen me kanabis dy trafikantë shqiptarë

Një tjetër rast droge është goditur nga policia greke duke arrestuar dy trafikantët shqiptarë. Në aksin Kakavijë-Janinë një makinë e dyshimtë ra në sy të policisë, të cilët e ndaluan për kontroll. Brenda mjetit u gjetën 77 kg kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria. Menjëherë u arrestua shoferi shqiptar, një 30-vjeçar. Hetimet çuan në arrestimin edhe të një shqiptari të dytë, i cili udhëtonte me një makinë tjetër. 33-vjeçari po shoqëronte automjetin në të cilin ishte ngarkuar droga. Përveç kanabisit të sekuestruar, policia e Janinës sekuestroi edhe 250 Euro si dhe dy celularë

Artikulli paraprakBURRI DIGJET ME BENZINË, VDES NGA PLAGËT
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË TERRORIST NË GJERMANI, KA LIDHJE ME 18-VJEÇARIN SHQIPTAR QË U KAP NË VIENË